Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Monika Kryemadhi mbledh për herë të parë Kryesinë e LSI dhe jep një urdhër urgjent për çdo anëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas zgjedhjes si kryetare e LSI, Monika Kryemadhi mbledh për herë të parë kryesinë nën drejtimin e saj.

Kryemadhi ka kërkuar prej të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të LSI menjëherë të zbatojnë urdhrin e saj të parë, që ka të bëjë me angazhimin maksimal për krijimin e fronti të ri opozitar, pasi sipas saj vota e lirë është goditur në masë.

Kryetarja e LSI ritheksoi se zgjedhjet e 25 qershorit janë manipuluar dhe për këtë kërkoi nga të gjithë që të vazhdojnë të mbledhin fakte dhe prova për të faktuar këtë gjë.  

“Së bashku LSI do të vazhdojë të njohë arritjet e reja politike dhe elektorale si domosdoshmëri që demokracia në Shqipëri të forcohet dhe qytetarët të rivendosin sa më parë sovranitetin mbi qeverisjen dhe institucionet e  cënuara rëndë nga zgjedhjet e para dhe pas 25 qershorit.

Kushtet e reja më imponuan të pranoj këtë përgjegjësi e shqetësuar jo vetëm për fatin e LSI por për demokracinë në vend që sot ka më shumë se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, sepse mazhoranca e dalë nga 25 qershorit është fiktive përmes një procesi të manipuluar.

Fatet e demokracisë janë në udhëkryq dhe kjo kërkon një front kombëtar opozitar pa dallime ideologjike pasi vota e lirë është goditur rëndë në të gjithë vendin.

Kërkoj nga ju angazhimin maksimal dhe të gjithë anëtarëve të LSi për tju përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike më të madhe që LSI ka patur ndonjëherë.

Do vazhdojmë evidentimin e farsës së 25 qershorit me fakte dhe dokumente të shumta të manipulimin të dhunës policore dhe bandave kriminale që shkaktuan manipulimin e votës së shqiptarëve në këto 25 vjet.

Kjo detyrë do mbetet prioritet, pasi opinioni po njihet me fakte të reja të vjedhjes së votës në zgjedhje.

Do bashkëpunojmë me faktorët politike dhe qytetar për përmbushjen e këtij misioni”, u shpreh Kryemadhi.  

Më shumë




spot_img








spot_img