Hapësire reklamuese

Politikë

Monika Kryemadhi: LSI e vetmja parti në rritje, shqiptarët s’kanë qenë asnjëherë në gjendje më të keqe se sot

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se partia e saj është e vetmja forcë politike që ka rritje, teksa shprehet optimiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo u shpreh se program ii LSI-së është më i thjeshtë dhe më emergjent se ai i vitit 2005, ndërsa shtoi se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje më të keqe.

DEBATI NË REAL STORY

ERL MURATI: Pavarësisht se morët rezultat të lartë në 2017, çfarë ka ndryshuar sot?

MONIKA KRYEMADHI: Asnjë parti politike, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje,  madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundër.

ERL MURATI: Programi apo kandidatët më të mirë?

MONIKA KRYEMADHI: Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent. Shqiptarët asnjëherë më parë kaq keq. Çështja e liberalizimit të vizave dhe integrimi europian ishte një nga synimet e LSI. Dhe liberalizimi është realitet sot.

Zgjedhjet e 2015 lokale treguan shumë qartë rolin e LSI sa i përket luajalitetit ndaj partnerëve të saj, në mërrëdhëniet me zgjedhje e marrëveshjet. Në të gjitha bashkitë e LSI, u be ‘deal’ mes PS e PD për të sabotuar kandidatët tonë. Bashkia e Lezhës, Vorës e Pogradecit e Mallakastrës. 8 fituan, kandiduan 28.

Unë s’mund të vendos 200 prioritete, 5 janë. Stopim varfërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu