Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Monika Kryemadhi i del në mbrojtje Metës dhe akuzon Ramën: Pengove operacionin që kapte në flagrancë Dvoranin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gjimnazistët në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj Kryemdhi i është përgjigjur edhe akuzave të kryeministrit Edi Rama qëi bëri SPAK-ut, në lidhje me hetimet e pretenduara nga prokuroria e posaçme për Ardian Dvoranin.

Ajo hodhi një akuzë të fortë ndaj Ramës duke thënë se ai ka penguar një aksion që do të kapte në flagrancë Dvoranin dhe bashkëpunëtorë të tij.

“I përgjigjem në emrin edhe te shumë të tjerëve që s’e kanë dot mundësinë. E di shumë mirë që Ardian Dvorani ka një histori të fshehur ku Rama dëmtoi një aksion, i cili kapte në flagrancë Ardian Dvoranin e shumë të tjerë në një aferë korruptive” tha ajo.

Ndër të tjera Kryemadhi i bëri thirrje ambasadorëve të huaj në Shqipëri që të reagojnë dhe të dënojnë sulmin e Ramës ndaj Drejtësisë.

“Shpresoj sot që ambasadoret e vendeve të huaja që janë në Shqipëri, që kanë qenë kryesorët kanë subvencionuar reformën në Drejtësi, të bëjnë deklaratë për të dënuar deklaratën kërcënuese të kryeministrit”, tha Kryemadhi.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img