Hapësire reklamuese

Politikë

Monika Kryemadhi flet për zgjedhje të parakohshme, foto: Edhe vëllai i ministres socialiste në pagesat e inceneratorit të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar pak më parë një fotografi, e cila sipas saj tregon se vëllai i ministres socialiste Frida Krifca ka bërë biznes me inceneratorin e Tiranës. Sipas saj, zgjedhjet e ardhshme mund të jenë me shpejt se parashikimi.

"Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi.

Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët? Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?!  Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman", shkruan Monika Kryemadhi.

Teksa ndan fotografinë e mësipërme, ajo thotë se Kastriot Krifca është vëllai i ministres së Bujqësisë Frida Krifca, dhe se ai figuron në listpagesat e inceneratorit të Tiranës.

Monika Kryemadhi Fotografi e publikuar nga Kryemadhi/ © Credits facebook.com/KryemadhiMonika

"Dhe për ata që kanë interes  për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, "bente biznes" me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës", përmbyll Monika Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese