Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Monika Kryemadhi flet për skandalin e mbetjeve: Qytetarët i ndajnë, por depozitohen në të njëjtin vend në Sharrë

Lajme të ngjashëm

Deputetja Monika Kryemadhi ka vijuar denoncimet për skandalin e mbetjve në Tiranë, duke u shprehur se qytetarët i diferencojnë ato në shtëpitë e tyre, mirëpo kur shkojnë në Sharrë ato groposen në të njëjtin vend.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi publikoi pamje ku shihej se kamioni që merr mbetjet në kryeqytet edhe pse qytetarët i seleksionojnë mbetjet, i depozitonte në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.

Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.

Blendi Fevziu:  As ky nuk hyri në kapanon?!

Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.

Blendi Fevziu:  Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?

Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.

Blendi Fevziu:  Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.

Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.

Blendi Fevziu:  Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.

Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.

 

Më shumë