Hapësire reklamuese

Politikë

Monika Kryemadhi e pranon: SPAK po më heton pasurinë! Padi me mashtrim nga Veliaj

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi e pranon: SPAK po më heton pasurinë! Padi me mashtrim
Politikania Monika Kryemadhi ka pranuar mbrëmjen e sotme se Prokuroria e Posaçme është duke i hetuar pasurinë. E ftuar në Report TV, deputetja e Partisë së Lirisë ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj, se ka bërë padi me mashtrim për familjen e saj në SPAK. "Nëse denoncimet e mia, që kanë filluar që në Mars, nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, sigurisht që unë dhe familjarët e mi, dhe babai im i ndjerë që ka vdekur deri në 2007, nuk do të ishim në hetim pasuror. Nuk më shqetëson përsëri sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur", u shpreh Kryemadhi. Më tej, politikania e Partisë së Lirisë theksoi se do ta ndjekë hetimin dhe rastin në SPAK për veten e saj, shkruan newsbomb.al. "Të padisësh mamanë time, kur të ka dhënë bukë, me mashtrim është shumë e shëmtuar. Erion Veliaj është kryesori. Njeriu që shpërndan fjalët nga mëngjesi deri në darkë është Erion Veliaj. Nga celulari i Erion Veliajt në mediat dhe gazetarët shkon...", vijoi Monika Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e deputetes Monika Kryemadhi - 21 Dhjetor 2023

"Çështja e inceneratorëve me dokumentet që unë i kam çuar, (SPAK) ka 70% të hetimit të çështjes. E ka llokum të qëruar 70% të çështjes, edhe për Elbasanin, edhe për Tiranën dhe për Fierin. Me çështjen e dherave jo vetëm SPAK, por edhe Antidroga po të duan të futen, gjejnë paratë e drogës që janë hedhur në ekonominë shqiptare. Kanë mundësinë për të gjetur ku paratë e drogës janë injektuar. Çështja e inceneratorëve përfshin piramidën, nga maja e saj dhe deri në fund. Them gjithmonë nuk është ushtari ai që ka përgjegjësinë... është ideatori i skemës dhe ne e dimë shumë mirë si funksionon ideatori i skemës. Nëse denoncimet e mia, që kanë filluar që në Mars, nuk do të ishin kaq të egra dhe të drejtpërdrejta, sigurisht që unë dhe familjarët e mi, dhe babai im i ndjerë që ka vdekur deri në 2007, nuk do të ishim në hetim pasuror. Nuk më shqetëson përsëri sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur. Në shtëpinë e Monika Kryemadhit kanë hyrë të gjitha televizionet dhe kanë bërë intervistë. Pra, dihet se çfarë shtëpie ka Monika dhe prindërit e Monika Kryemadhit. Në shtëpinë e Monika kryemadhit kanë ngrënë të gjithë politikanët, pa përjashtim. Të padisësh mamanë time, kur të ka dhënë bukë, me mashtrim është shumë e shëmtuar. Erion Veliaj është kryesori. Njeriu që shpërndan fjalët nga mëngjesi deri në darkë është Erion Veliaj. Nga celulari i Erion Veliajt në mediat dhe gazetarët shkon... Filluan dy javë para se të sekuestrohej inceneratori (i Tiranës): "Arrestohet Ilir Meta". U sekuestrua inceneratori. Filluan dhe para një jave."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese