Hapësire reklamuese


Politikë

Monika Kryemadhi del nga SPAK pas 2 orësh: Dhashë prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi del nga SPAK pas 2 orësh: Dhashë prova të reja

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemdhi ka dalë nga SPAK pas dy orësh marrjeje në pyetje.

Kryemadhi tha se ishte thirrur në SPAK si kallëzuesja kryesore për inceneratorët dhe se është pyetur specifikisht për atë të Elbasanit.

Kryemadhi u shpreh ndër të tjera se ka dorëzuar dokumente dhe fakte të reja sa i përket inceneratorit të Elbasanit, fakte që tregojnë aferën dhe që nuk i ka SPAK.

“Unë jam thirrur në Prokurorinë e Posacme si një nga kallëuesit kyresor të inceneratorëve për të verifikuar por edhe po të shtuar proa të tjera për Elbasanin.

Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan.

Kallëzimi është shumë i qartë, Agaçi, Koka, Bllako dhe i gjithë komisioni. Përfituesi i parave është Edi Rama. Nuk mendoj që fokusi jonë është thjesht te emrat. Fokusi ynë është se si vazhdojnë sot qytetarët shqiptarë paguajnë një projekt që nuk ekziston” tha Kryemadhi ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese