Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

‘Monika e mori në qafë cërrikun’, Balla: Ju kërkoj ndjesë për gabimin që bëra 4 vite më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar pak minuta më parë në ‘Facebook’ disa foto nga  inspektimi i ditës së sotme në Cerrik.

 

Balla së bashku me kryeministrin Rama dhe deputetin Luan Duzha kanë inspektuar nga afër punimet që po kryhen nga OSHEE në rrjetin elektrik të fshatit Linas.

Balla  në emër të PS i kërkon ndjesë banorëve se para 4 vitesh bashkinë e Cërrikut ia besuan përfaqësuesit të Monika Kryemadhit. Sipas tij, më 30 qershor PS do t’i japë këtij qyteti drejtimin e duhur.

Statusi i plotë:

Bashkë me Kryeminsitrin Edi Rama dhe deputetin Luan Duzha inpektuam nga afër punimet që po kryhen nga OSHEE në rrjetin elektrik të fshatit Linas, njësisa Adminitrative Mollas në Cërrik.

“Kemi ardhur për të inspektuar punimet që po kryen OSHEE për ti qendruar fjalës së dhënë në turin e llogaridhënies që kryem vitin e kalaur bashkë me Drejtorin e OSHEE dhe zv. kryeministren në këtë njësi administrative, ku u ngrit problemi energjisë elektrike. Dua tju them se brenda 3 muajve do të ketë 24 orë energji elektrike pa ndërprerje dhe 220 volt.

Erdhëm bashkë me Kryeministrin Rama të shikojmë punimet, është një investim i madh prej 1.3 miliard lekësh që shtrihet jo vetëm në këtë zonë, por në disa njësi administrative.

Ne do ti qendrojmë mbi kokë bashkë me administratorin, deputetin, bashkë me kryetarin e ri të bashkisë që do ti japim kësaj zone”.

I kërkova ndjesë banorëve që bashkinë e Cërrikut, sepse para 4 vitesh PS ja besoi përfaqësuesit të Monika Kryemadhit drejtimin e kësaj bashkie dhe se më 30 qershor PS do t’i japë Cërrikut drejtimin e duhur.

“Unë ju kërkoj ndjesë për gabimin që kryem 4 vite më parë, duke ja besuar bashkinë një përfaqësuesi të Monikës, ashtu sikurse Monika e mori në qafë Cërrikun. Një gjë është e sigurtë, shumë shpejt në 30 qershor ne do t’i japim kësaj zone drejtimin e duhur për ta bërë pjesë të procesit tonë qeverisës dhe të modelit tonë të qeverisjes vendore”.

Më shumë

spot_img