Monica Bellucci nuk i druhet aspak plakjes. Aktorja e famshme italiane, ka thënë se dëshiron që të plaket në paqe dhe se nuk është e fiksuar që të duket bukur pas të 50-ve. Gjatë një interviste për revistën “Sunday Times Style”, 57 vjeçarja tha se do të preferonte makatonat dhe verën sesa stërvitjët rraskapitëse.
“Unë nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë kaq e dobët, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në një mënyrë paqësore. Kur je 50 ose 60, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20. Ti ndryshon, kur fëmija hyn në dhomë, shihni se gjëja e parë është ajo. Ne vijmë në vendin e dytë. Kjo na jep një tjetër perspektivë.”, u shpreh aktorja Bellucci.
Bellucci zgjedh të shijiojë plakjen në mënyrën më të bukur.
“Ka shumë momente të ndryshme në jetë. Kur je shumë i ri, ke atë që në Francë e quajnë “la beauté du diable”, bukurinë e djallit, e cila është thjesht e natyrshme, është bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tënde. Dhe jeta vazhdon. Fiziku, plaket dhe ne duhet të merremi me këtë.Nuk mund të bëjmë asgjë. Në të njëjtën kohë jemi me fat, sepse nëse plakemi do të thotë se kemi jetë të gjatë. Ndërsa trupi zbret, shpirti rritet”, tregoi Bellucci.