Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mond Çekiçi u vra në të njëjtën rrugë ku i ekzekutuan shokun, Ilir Kuçi u qëllua për vdekje dy muaj më parë në Durrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2daa36b611864194f64d3b57e16dfb7f scaled

Edmond Koçi, i njohur dhe me emrin Mond Çekiçi, u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, në lagjen nr.16 nga persona të maskuar dhe me uniforma kamuflazhi.

40 vjeçari ishtë në makinë bashkë me shoferin e tij, kur atentatorët i kishin zënë pritë me një mjet tip Mercedes Benz. “Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe i kishin prerë rrugën, ndërsa ata i janë përgjigjur duke hapur zjarr.

Për shkak të plagëve të marra nga breshëria e plumbave, Mond Çekiçi ndërroi jetë në vendngjarje. Makina e autorëve u gjet e djegur në Katund-Sukth, disa minuta pas ngjarje, bashkë me armën kallashnikov.

Por, a ishte vrasja e 40 vjeçarit një rastësi?

Dy muaj më parë, më 25 janar 2021 shoku i ngushtë i tij, Ilir Kuçi u qëllua me breshëri plumbash teksa parkonte makinën. Kuçi u qëllua nga pas, në të njëjtën rrugë ku sot u vra miku i tij Mond Çekiçi. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në sspital, 32 vjeçari nuk mundi të jetojë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img