Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mond ÇEKIÇI i ekzekutuar sot, u arrestua në shtator 2020, por nuk bëri asnjë ditë burg, u lirua se ishte me Covid-19, anëtari i Bandës së Durrësit kishte dhe biznes në Portin e Durrësit (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
Banda e Durrësit dhe viktima e sotme Edmond Koçi

Edmond Koçi apo Mond Cekici, ka një histori të kaluar kriminale me bandën e Durrësit. Ai në shtatorin e vitit 2020 përfundoi në prangat e policisë, madje njihet se administron disa shërbime në Portin e Durrësit.

Në hije, flitej se ishte pronar i tyre. Ai ka 32.5% të kompanisë Liburnet-1 që merret me ngarkim shkarkim në portin e Durrësit.

Në shtator 2020 u arrestua për armëmbajtje pa leje. Dhe doli para gjykatës për këtë akuzë. Por cuditërisht, Edmond Cekici, gjendej jashtë dyerve të burgut.

Në tetor 2020, lirimi I tij pa bërë asnjë ditë burg u quajt skandal. Ishte prokurorja e Durresit Rabiana Halili që e nxorri pa bërë asnjë ditë paraburg. Shkak sipas prokurores u bë fakti se u tha që Cekici ishte I infektuar me Covid-19. Prokurorja e mori këtë vendim vetëm dy ditë përpara se të paraqeste dorëheqjen përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Për Mond Cekicin, ka me qindra e qindra faqe të prokurorisë e policisë. Madje edhe të gjykatave. Ka qenë pjesë shoqërore e Lul Berishës, Emiliano Shullazit, Plarent Dervishit, Marjel Fierzës, Julian Mecajt, Bashkim Haxhiajt e personave të tjerë.

Disa herë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Një tjetër arrestim dhe dënim e ka pasur edhe në 2009 me dy vite burg.

1- Lexo edhe: Ekzekutohet ish-anëtari i bandës së Lul Berishës

2- Lexo edhe: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot

3- Lexo edhe: “Çfarë problemi keni?”, zbardhet DINAMIKA e vrasjes së Mond Çekiçit në Durrës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll