Kjo është fotografia e fundit që ish i dashuri Loren Bunner i shkrepi adoleshentes Jolee Callan, dhe pasi e qëlloi për vdekje e hodhi në greminë.
Bunner u dënua me 52 vite bugr për vrasjen e ish të dashurës së tij.
Në instagramin e Bunner gjendet ende foto e fundit e postuar në ditën e vrasjes më datë 30 gusht 2015.
Jolee Callan është fotografuar me kurriz teksa sheh pyjet e Parkut Cheaha në Alabama. Ajo nuk do ta kishte menduar kurrë se i dashuri i saj do e qëllonte pabesisht për vdekje për motive që nuk dihen ende.
Ai u mundua të shfajësohej duke thënë se Jolee u vetëvra si pjesë e një pakti që të dy kishin bërë për t’i dhënë fund jetës. Por autopsia provoi se adoleshentja ishte qëlluar dy herë në kokë përpara se të binte në greminë. /Newsbomb.al