Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Momenti kur arrestohet reperi që u rrah me Noizyn! Policia: Ishte në “Arrest shtëpie” për drogë, u prangos në Lushnje (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kleviol Ahmeti, reperi i njohur me emrin “Cllevio Serbiano” është arrestuar nga Policia. Mësohet se pas sherrit të djeshëm në lokalin e reperit Rigels Rajku (Noizy), Policia e Lushnjes ka shkuar në shtëpinë e 36 vjeçarit dhe e ka arrestuar.

“Pas informacioneve të marra në rrugë policore se shtetasi K. A. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Pas kontrolleve nga Policia, shtetasi K. A. është lokalizuar në lagjen “Çlirimi”, në qytetin e Lushnjës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lushnjes.

Kleviol Ahmeti pak javë më parë kishte dalë nga burgu, pasi Gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por në kushtet kur ai ka dalë jashtë banesës dhe është konfliktuar me persona të tjerë, në këtë rast me reperin Noizy, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës.

“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në 19.03.2021, shtetasi K. A. është arrestuar në flagrancë nga Policia, pasi në automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjetën doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi K. A. ka qenë i dënuar dhe  më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia dhe ndan videon e mëposhtme, nga arrestimi i 36 vjeçarit, i njohur me emrine  artit “Cllevio Serbiano”.

Më shumë


spot_img









spot_img