Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Momenti i shumëpritur për Shqipërinë, RAMA nuk ka dyshime: Ka një ‘po’ të qartë për negociatat

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_274971" align="alignnone" width=""]Kryeministri Rama[/caption]

Kryeministri Rama pret përgjigije pozitive nga Bundestagu gjerman dhe Këshilli i Kryeministrave të Europës për të marrë konfirmimin  për hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në.

Në një intervistë ekskluzive për ‘’Top Channel’’, kreu i qeverisë pranoi se u kthye nga Gjermania tepër i inkurajuar, pasi ky vend i ka dhënë dritën ‘jeshile’ Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

‘’Jemi në një proçes intensiv që vazhdon çdo vit me vendet që nuk kanë marrë një vendim përfundimtar. Është moment vendimi dhe gjykimi politik të vendeve anëtarë dhe ska lidhje me çfarë kemi bërë ne dhe meritat tona. Jam shumë i inkurajuar nga vizita në Berlin. Ka një ‘po’ të qartë për hapjen e negociatave. Por, duhet të shikojmë Francën dhe Holandën dhe vendet e tjera se si do të komportohen ndaj nesh’’, theksoi Rama për pritshmëritë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë.


Për sa i përket plotësimit të 9 kushteve të vendosura nga Gjermania, Rama deklaroi se është i përgatitur të finalizojë me sukses çdo kërkesë apo kapitull voluminoz të BE-së për aq kohë sa këto kërkesa lidhen me reformimin demokratik të vendit.

‘’Duhen përmbushur jo 9, por qindra kushte. Nga 'po'-ja e negociatave deri në kapitulin e parë, Serbisë iu deshën 32 muaj, edhe Mali i Zi. Rëndësi ka po-ja. Pastaj, kushtet janë në të mirë të vendit. Janë kushte që lidhen jo me plotësimin e kërkesave e këtyre vende për interesat e tyre. Ka të bëjë me boshllëqet për plotësimin e vendeve në drejtësi. Kjo është në të mirën e vendit. Ne duam 'po'-në. ,ajo na vlen. Proçesi është një vrull, dhe ne jemi të përgatitur për ta ngjitur me guxim këtë të përpjetë’’, foli kryeministri për 9 kushtet e vendosura nga Gjermania për të fituar të drejtën e hapjes së negociatave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese