Hapësire reklamuese

Aktualitet

Momenti i shpërthimit në Lushnjë, pas babait vdes edhe djali 20-vjeçar i vinçierit

Shkruar nga Newsbomb
Momenti i shpërthimit në Lushnjë, pas babait vdes edhe djali

Newsbomb.al ka siguruar pamjet e para nga momenti i shpërthimit të fuqishëm të ndodhur pasditen e kësaj të premte në Lushnjë, ku dy persona humbën jetën ndërsa 7 të tjerë, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela mbetën të plagosur.

Siç shihet edhe nga video në momentin kur vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, gjithçka lëkundet, teksa flakët e zjarrit përhapen me shpejtësi.

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën, shoferi  i vinçit Roland Verçani (Hoxha) ndërkohë burime për newsbomb.al konfirmojnë se ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe djali i tij 20-vjeçar, Elidon Verçani (Hoxha)

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim. Dyshohet se gjatë punës, një nga punëtorët duke drejtuar një vinç aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën Landi Verçani, shoferi i vinçit, dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti Bujar Çela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Katër nga shtetasit e plagosur janë dërguar drejt Spitalit të Traumës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese