Tirana
clear sky
30.9 ° C
30.9 °
30.9 °
33 %
2.6kmh
3 %
Mër
31 °
Enj
30 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
26 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

“Momenti i primareve më i mirë”, Ristani për zgjedhjet e pjesshme: Koalicion i gjerë, jemi në bisedime me LSI dhe parti të tjera

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka përshëndetur vendimin e  PD për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit, të cilat do të mbahen në 6 Mars 2022. Ai u bëri thirrje demokratëve mbrëmjen e sotme në “Open” se momenti i primareve është momenti më i mirë për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Ramës.

I pyetur se më cilën parti do të bëjë koalicion PD, Ristani tha se PD është në bisedime me të gjitha forcat opozitare, me LSI dhe parti të tjera.

Ristani: Është për t’u përshendetur fakti se 6 bashki u dekretuan për të futur në zgjedhje. Është një vendim anti-demokratik. Ky është një moment që e zhbën të keqen e madhe në vend. PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje. PD ka vendosur për primaret për këto kandidatura. Do të jetë një process që do të bëhet përmes vetëkërkesës dhe propozimit të Komuisionit të Rithemelimit.pasi do të shqyrtohen, në datën 30 do të jenë te primaret.

Do t’u bëja një thirrje demokratëve që momenti i primareve është momenti më i mirë për të qenë të bashkuar kundër Ramës. Regjistrimin në KQZ do ta shikojmë, janë disa forma, është çështje teknike. Por mund të ketë një vendim të shpejtë nga gjykata për të zgjidhur këtë çështje. Në asnjë rast shumica e PD nuk do të lihet pa u përfaqësuar.

Pyetje: Me kë do të bëni koalicion?

Ristani: Jemi në bisedime me të gjitha forcat opozitare. Jemi në bisedime duke u marr me këtë punë. Primaret janë momenti i bashkimit. Janë në bisedime jo vetëm me LSI, por edhe parti të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img