Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Momenti i përplasjes në Kuvend / Garda rrethon foltoren, maxhoranca: Paloka dhe Leskaj përdorën fjalor banal (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Momenti i përplasjes në Kuvend / Garda rrethon foltoren, maxhoranca:

Ky ëstë momenti i tensionit në Kuvend, që çoi në kërkesën e Partisë Socialiste për të përjashtuar me 10 ditë deputetët demokratë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Pak çaste para se të votohej Buxheti i vitit 2023, Paloka u çua nga vendi i tij duke iu drejtuar foltores ku dhe ndodheshin ministrat, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Menjëherë shihen punonjësit e Gardës teksa rrethojnë foltoren, ndërsa deputetët e maxhorancës dhe ata të opozitës dëgjohen teksa debatojnë me zë të lartë.

Në një moment të videos kryeministri Rama dëgjohet teksa thotë “a ka mundësi t’i nxirrni jashtë këta”, ndërsa më pas i drejtohet Palokës “Edooooo”.

Maxhoranca pretendon se deputetët e PD bënë veprime të pahijshme si dhe përdorën fjalor banal, pasi ishin të dehur gjatë seancës.

Lexo edhe: TË DEHUR në Kuvend, përjashtohen Paloka dhe Leskaj: Bënë veprime TË PAHIJSHME dhe përdorën fjalor BANAL

VIDEO:

 

Kërkesa për përjashtimin e Palokës dhe Leskajt:

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll