Hapësire reklamuese

Aktualitet

Momenti i arrestimit të ish-gjyqtarit Alaudin Malaj, lum të sharash e ofendime ndaj efektivëve të policisë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Alaudin Malaj

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës Alaudin Malaj, është shoqëruar ditën e sotme në polici, për shkak të një konflikti familjar.

Ai është konfliktuar me djalin e tij në lidhje me pronësinë e një makine, ndërsa gjatë shoqërimit ka bërë edhe rezistencë ndaj forcave të policisë.

Ish-gjyqtari ka ofenduar dhe sharë efektivët e policisë disa herë, ndërkohë që ata janë treguar të vetëpërmbajtur dhe e kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Alaudin Malaj është cilësuar si ish-gjyqtari më i pasur në Shqipëri, ndërkohë që që në vitin 2015 ILDKPI e ka kallëzuar për fshehje dhe pastrim parash, me një vlerë prej 1.7 milionë euro.

Në gusht të këtij viti Gjykata e Tiranës ka lëshuar urdhër mbrojtje për bashkëshorten e tij, duke i kërkuar ish-gjyqtarit që t’i qëndrojë larg.

Video nga Euronews, ofendimet e Malajt janë censuruar për arsye etike:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu