Hapësire reklamuese

Bota

Momenti "dramatik" në Kongresin e Partisë Komuniste, stjuardët largojnë ish-presidentin e Kinës

Shkruar nga Newsbomb
Momenti "dramatik" në Kongresin e Partisë Komuniste,

Kongresi njëjavor i Partisë Komuniste në Kinë përfundoi të shtunën. Udhëheqësi Xi Jinping pritet të marrë një mandat të tretë, teksa ka larguar liderët kryesorë të partive nga organi më i lartë qeverisës për t’u lënë vend aleatëve të tij.

Ceremonia e mbylljes në Sallën e Madhe të Popullit shfaqi një moment dramatik, kur ish-udhëheqësi i lartë Hu Jintao u largua nga eventi në mënyrë të papritur. 79 vjeçari, paraardhësi i Xi Jinping, ishte ulur në të majtë të Presidentit dhe u largua nga skena e auditorit nga dy stjuardë.

Rrethanat rreth largimit të tij janë të paqarta. Pamjet video të publikuara nga mediat perëndimore treguan një stjuard që përpiqej vazhdimisht të ngrinte Hu nga vendi i tij, duke tërhequr shikime të shqetësuara nga zyrtarët e ulur aty pranë.

Hu më pas vuri dorën në dosjen e presidenti Xi, duke bërë që dhe ky i vundit të vndoste dorën mbi të. Ligjvënësi më i lartë i Kinës, Li Zhanshu, i ulur në të djathtë, ia dha dosjen e ish-presidentit një stjuardi, dhe më pas fshiu fytyrën me një shami të bardhë teksa Hu më në fund u ngrit në këmbë.

Duke u dëshpëruar, Hu dukej se i rezistoi largimit duke u kthyer përsëri në vendin e tij në një moment, ndërsa stjuardët e shoqëruan jashtë. Gjatë daljes, ai shkëmbeu fjalë me Xi dhe përkëdheli mbi supe kryeministrin Li Keqiang, i ulur në të djathtë të Xi.

CNN u censurua në transmetim në Kinë kur raportonte për daljen e Hu. Momenti nuk është raportuar askund në mediat kineze, apo diskutuar në mediat sociale kineze. Por kjo ka shkaktuar një stuhi spekulimesh jashtë shtetit.

Lexo edhe: Kongresi i Partisë Komuniste në Kinë, Xi Jinping me më shumë pushtet dhe drejt mandatit të tretë

Sondazh

Poll