Një prezantues pësoi atak kardiak teksa ishte në transmetin live në Turqi. Sukru Oytan ishte diagnostikuar së fundmi me aritmi, rrahje zemre jo të rregullta.
Por pavarësisht se kurohej, prezantuesi shkoi në punë. E gjithë skena është filmuar nga kamerat, teksa Oytan ndodhej në transmetim direkt në një televizion lokal në provincën Eskisehir të Turqisë.
Teksa analizon pjesën e parë të ndeshjes së Spanjës, moderatorit për një moment i bie koka mbi tavolinë dhe më pas rrëzohet në dysheme.
Ndërsa kolegu i tij, duket i shokuar nga ajo që po ndodh dhe i afrohet për t’i dhënë ndihmë.
Ndërkaq, mediat turke shkruajnë se gazetari u dërgua me urgjencë në spital dhe mjekët thanë se ai kishte pësuar atak kardiak. Gjendja e tij shëndetësore tashmë raportohet e përmirësuar./Newsbomb.al/