Hapësire reklamuese

Bota

Moment i sikletshëm, Melania shmang puthjen e Donald Trump (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Një tjetër moment i sikletshëm midis presidentit Donald Trump dhe Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, teksa kjo e fundit ka refuzuar puthjen e tij.

Melanie ka mbajtur një fjalim në konventën e republikanëve për zgjedhjet presidenciale, pasi ka përfunduar fjalimin Trump u përkul për ta puthur, por Zonja e Parë ka lëvizur kokën në përpjekje për të shmangur një puthje në buzë nga bashkëshorti i saj. Në vend të kësaj ajo i ofroi faqen.

Menjëherë pas këtij momenti kanë ‘shpërthyer’ edhe reagimet në rrjetet sociale.

“Melania kthen faqen kur Trump donte t’i jepte një puthje. As nuk e fshehu neverinë”, shkruan një ndjekëse.

Kjo nuk është hera e parë kur Trump, refuzohet nga bashkëshortja, pasi kemi parë edhe herë të tjera ku Melania ka refuzuar të mbajë dorën e presidentit të SHBA-ve.

5a76b6f4c6154497a34da5eb69f47c24.webp

Sondazh

Poll