Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Molliqaj: Kurti nuk fitoi ngaqë ka shumë korrupsion në Kosovë, por se kundërshtarët e tij s’kishin projekt dhe as program

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

10e54bc4f38417f488f3e14a11d8e475

Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë në qendër të vëmendjes së mediave jo vetëm në Kosovë, por në Shqipëri e më gjerë në Rajon.

Një fitore plebishitare, me numra rekord duke kaluar dhe Ibrahim Rugovën në 2001. Analisti Andi Bushati tha se është bashkuar vota pro dhe një votë proteste ndaj kastës së vjetër.

Ndërkohë kryetari i PSD-së Dardan Mollliqaj tha sot në “Open” se korrupsion kishte gjithmonë në Kosovë, dhe kasta e vjetër ishte edhe më herët, por sot erdhi koha që Kurti të fitojë thellë, pasi kundërshtarët e tij nuk kanë as program dhe as projekt.

Bushati: Nuk e prisja kaq te thellë, por u votua shumë sepse VV ka pasur një trend rritës në vite, nga 13% sot jemi pranë 50%. Dhe e dyta që është bashkuar vota e protestës së njerëzve. Bashkimi i një vote pro me një votë proteste solli këto rezultate.

Molliqaj: Me numra është vendosur rekord. Rezultatin tani e dimë të gjithë, por duhet të shkojmë te analiza se pse fitoi Kurti. Kasta e vjetër nuk mendoj që është faktori kryesor, është i dyti i treti. Sepse të njejtë ishin dhe para 2-3 vitesh. Në gjithë këto vite integrimet europiane u zmbrapsën, u kalopsua shteti dhe ekonomia. Në këtë kohë aty ishte dikush që e bëri këtë lidhje të shkurtër. Dështimi nuk erdhi për faktor të korrupsionit. Nuk kishte më programe dhe projekte, vetëm thoshin na jepni votën se duam të mbajmë pushtetin. Partitë e modelit të VV, populiste nuk fitojnë me pak vota. është rregull i këtyre partive, gjithmonë fitojnë me shumë vota.

Zekthi: Unë mendoj se dështimi i të gjithëve është kaq lebetitës saqë nuk mund të kishte më njerëz në Kosovë që të votonin ndryshe. Ka pasur korrupsion, por ka ardhur duke u shtuar dhe më e rëndësishmja shkatërrimi i vullnetit të popullit në zgjedhje.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img