Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
51 %
3.6kmh
0 %
Mër
30 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
Die
37 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

“Moj e bukura More”, studimi i këngës arbëreshe, kthehet në debat profesional mes akademikësh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kënga “Moj e bukura More” duket se ka kthyer debatin profesional mes studiuesish pas një kumtimi që prezantoi në konferencën ndërkombëtare që u mbajt në 20 dhe 21 qershor në Napoli nga studiuesi dhe akademiku Shaban Sinani.

Akademik Sinani argumenton se dëshira e studiuesve për ta atdhetarizuar përtej kumtit të brendshëm, ka çuar jo vetëm në ndryshimin e përkatësisë tipologjike, nga këngë rituale përshpirtjeje në himn për Shqipërinë, por dhe e ka banalizuar thelbin e këngës “Moj e bukura More”. Shkruan Akademiku:

albsig

spring

“Moj e bukura More” ishte një këngë që kishte të kremten e vet, që këndohej për të shoqëruar ritin e mbledhjes së trëndafilave në ditën e rosalia diem, për të nderuar varret e të parëve, të cilët nuk kishin një shenjë diku në viset arbëreshe, por në përfytyrim lidheshin me një vend që quhej More.

Qysh prej Dorsës, deri te Candreva, “Moj e bukura More” është kënga që përkujton vendin dove sono sepolti il padre, la madre e il fratello. Për shekuj me radhë ajo ka shoqëruar ritin e përshpirtjes në varret imagjinare të një prius parenstë fisit, për të cilët dihej se ishin në More. Këtë çështje e ka sqaruar tashmë studiuesi Francesco Altimari.

Për rolin që kanë pasur malet dhe lartësitë në botën arbëreshe në ritualin e rushajave, një e kremte tipike përshpirtjeje, na dëshmon dhe vëllimi poetik i Francesco Crispi-t – Glaviano-s, me titull Mbi malin e truntafilevet (Sul Monte delle Rose) botuar pas vdekjes. Moreja në këtë këngë kujtohet jo si ars patria i arbëreshëve, por si vendi ku duhej të përmbarohej riti i stolisjes së varreve të të moçmëve. Moreja me Arbërinë nuk janë në të njëjtat raporte si Itaka me Greqinë në poemat antike.

Zhvendosja e sforcuar tematologjike prej rrafshit ritual tek ai atdhetar ka bërë që kjo këngë të humbë thuajse gjithë strofën e dytë dhe në mënyrë të rregullt vargun e fundmë: Mori e bukura Morē çë t’lē, më se t’ pē! Atje kam u zonjën mëm, atje kam u tim’ vellā, atje kam u zōn tat të mbuluar nën dhē. O e bukura Morē çë t’lē më së t’pē! E ndërsa gjithë ky argumentim është hedhur në faqen e Akademisë së Shkencave, ka ndërhyrë në debat edhe studiuesja e gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli. Zonja Shkreli shkruan se nuk është e ndershme që kur bëhen të tilla diskutime profesionale, të mos përmenden ata që më parë kanë shkruar për këtë çështje.

Në rastin e këngës “Moj e bukura More” Shkreli thotë se në këtë studim të akademikut, duhet të përmendeshin edhe autorët që e kanë studiuar më parë. Shkruan Ledi Shamku Shkreli: Këto teza, e sidomos ndrrimin e tipologjisë së këngës nga këngë rituali (përshpirtjeje) në këngë patriotike (pra zbulimin për së parit herë të natyrës parake të këngës) i kam lexuar të shestuara me së miri e me shumë skrupuj shkencorë nga Prof. Eda Derhemi, e cila fillimisht e botoi shkrimin te Peisazhe të Fjalës, e më pas edhe si shkrim akademik. Dy linket po i bashkëngjis këtu për kërshërinë e studiuesve. Vijoj të besoj se citimi i punës së kolegëve para se të jëtë një detyrim ligjor është një detyrim i thellë etik. https://peizazhe.com/2015/08/21/udhtimi-i-kenges-i/ https://peizazhe.com/2015/08/22/udhetimi-i-kenges-ii/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img