Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Moisi Habilaj hyri në sallën e gjyqit, u ul dhe bëri një gjest', mediat italiane zbulojnë detaje

Shkruar nga Newsbomb

Është zhvilluar sot seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve.

14 të arrestuarit kanë dalë përpara drejtësisë italiane dhe kanë kërkaur gjykim të shkurtuar, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato.

Gazeta italiane “MeridioNews” zbulon disa detaje nga seanca e sotme.

“Në sallën e gjyqit hyrën të gjithë të arrestuarit. I hequr në fytyrë, me një bluzë polo të modës, u ul edhe ai, Moisi Habilaj. Salla ishte e mbushur plot, kryesisht të afërm të të arrestuarve. Shumë prej tyre kishin mbërritur posaçërisht nga Shqipëria.

Moisi Habilaj, i konsideruar si koka e rrjetit të trafikut të drogës në Itali, nisi të puthte me dorë të afërmit që ndodheshin në sallë. Ai u shfaq i qetë dhe herë-herë i qeshur”, shkruan media italiane.

E ndërsa Florian Habilaj është ende në arrati, Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e këtij procesi.

Seiti konsiderohet si financieri i gurpit. Ai u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua më pas mes polemikash në itali. Fillimisht u fol se Seiti pranoi të kthehej në të penduar, por zërat u mohuan nga avokati i tij. /Newsbomb.al

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.