Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Mohojnë përgjegjësitë dhe fitimet, SPAK vë në përballje zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

SPAK do të vendosë nesër në përballje personat të cilët akuzohen për tenerin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit.

Burime për media bëjnë me dije se SPAK do të vendosë në përballje zyrtarët, pasi vazhdimisht kanë mohuar përgjegjësinë penale, dhe pretendimeve se nuk kanë përfituar nga ky tender.

Tenderi u hap më datë 26 korrik të vitit 2019 dhe u mbyll më 11 maj 2020. Ministria e Brendshme, më datë 14.07.2020, ka shpallur fituesin e këtij tenderi; kompaninë shqiptare “D&E” SHPK, që ofroi 500 milionë lekë më shumë nga vlera që ofroi kompania turke “Genç Taahhüt Giyim Tekstil Ýnþaat San. Ve Tic. Ltd. Sti”.

Ky tender u shty disa herë brenda një që të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të skualifikoheshin derisa atë ta fitonte kompania “D&E” me pronar biznesmenin Ismail Kadiu.

Ka tre shkelje në lidhje me procesin e tenderit, shkelja e parë është kryer nga zyrtarët në lidhje me procesin e tenderit. Shkelja e dytë e kryer është se kanë bashkuar tre objekte në një, ndërsa shkelja e tretë e kryer është zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Kujtojmë që në operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshe për uniformat e Policisë së Shtetit u arrestuan 9 persona.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img