Futbollisti Mohamed Salah duket se “ka lënë” për pak ditë futbollin, për t’i kushtuar vetes pak kohë. Ylli i i Liverpool, ka shkuar në ishullin e Mykonos për të shijuar disa ditë pushime, ndërsa temperaturat regjistrojnë rritje.
Sulmuesi egjiptian është parë nga paparacët teksa pushon në një nga lokalet pranë plazhit, në shoqërinë e miqve të tij.
Kujtojmë se Salah është i njohur në botën e futbollit, teksa është shpallur kampion i Europës me ekipin e tij në vitin 2019 në finalen e Champions League, përballë londinezëve të Tottenham.
Edhe vitin e kaluar futbollisti egjiptian kaloi pushimet pikërisht në ishull. Ndonëse Mykonos njihet për jetën “e shthurur” dhe të luksit, kjo nuk e ka penguar lojtarin, i cili njihet si një besimtar i rregullt, për të kaluar pushimet atje.
Video e marrë nga Prothema.gr: