Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Mogherini e qartë në kërkesën për Ivanov: Jep mandatin për qeverinë e re, Maqedonia është vend i komplikuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini ka qenë shumë e qartë në kërkesën e saj për presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të cilit i ka kërkuar të japë mandatin për krijimin e qeverisë së re.

Pas takimeve që zhvilloi me Ivanov dhe të gjitha partitë maqedonase, Mogherini deklaroi nga Shkupi se Maqedonia është një vend i komplikuar në një rajon të komplikuar, ndaj është e rëndësishme që të shmanget çdo konflikt etnik dhe politik.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së i kujtoi gjithashtu presidentit Ivanov se Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithë komuniteteve duhet të respektohen.

“Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare ashtu siç e parashikon kushtetuta e vendit. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen. Për ato që më njohin, unë jam promotore kryesore e integrimit të te gjithë rajonit në strukturat e BE-së. Politikanët duhet të vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë sa më shpejt. Situata është e komplikuar, prandaj të dilet nga kjo situate, jo për Bashkimin Evropian por për Maqedoninë. Besoj se është e mundur qe mund te arrihet një shumicë në parlament dhe të tejkalohet kjo krizë instiucionale. Maqedonia është një vend i komplikuar ne një rajon te komplikuar, prandaj shpresoj të bëhet maksimumi për të dalë sa më parë nga kjo krizë. Integrimi i vendit duhet të vazhdojë. Bashkimi Evropian është i interesuar që vendi të eci përpara me reformat. Sapo të kthehem në Bruksel, do të njoftoj të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për situatën në Maqedoni”, u shpreh Mogherini.

Federica Mogherini do të jetë sot e pranishme në Tiranë ku do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit, ku midis të tjerave mendohet se do të diskutohet edhe situata në Maqedoninë fqinje, ku Shqipëria është e përfshirë. 

Më shumë

spot_img