Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Mogherini dhe Hahn mbështesin negociatat për emrin e Maqedonisë: Do të punojmë të gjithë së bashku

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogherin shprehet e inkurajuar nga bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit.

Sipas Mogherinit takimi në Brukesel, ka qenë një shtysë për vazhdimin e punës së përbashkët me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

 “Më lejoni të them se të gjithë jemi të inkurajuar nga negociatat mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit. Do të punojmë të gjithë së bashku që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët si rezultat i këtyre bisedimeve kaq domethënëse”– deklaroi Mogherini.

 Nga ana tjetër eurokomisioneri, Johanes Hahn ka theksuar se konsensusi mes palëve do të nënkuptojë hapa të sigurt për të ardhmen vendit.

“Falenderime të veçanta për Nikos Kociasin dhe Nikolla Dimitrovin për seriozitetin e tyre në bisedime. Të gjithë me zemër i mbështesim bisedimet. Është vendosur konsensus që zgjidhja e emrit do të jetë rikthim në hapat e ardhshëm për procesin e anëtarësimit të vendit në BE-së” – shkruan Hahn.

Hahn dhe Mogerini porositën bashkërisht që duhet shfrytëzuar shansi historik për tejkalimin e kontestit shumëvjeçar

 


Më shumë