Hapësire reklamuese


Politikë

Modernizimi i Administratës Publike, Rama: Përdorej për ushtarët e partive, sot bëhet karrierë

Shkruar nga Newsbomb

Duke folur për “Modernizimin e Administratës Publike” në ambentet e TOKB, kryeministri Edi Rama ka thënë se sot të gjithë punonjësit kanë mundësi të bëjnë karrierë në bazë të meritës. Rama tha se dikur administrata është përdorur për ushtarët e partive ndërsa sot rekrutimet kryhen nëpërmjet konkursit, që nuk është aspak i lehtë.

“Sot karriera bëhet në bazë të meritës. Rekrutimi në administratë është shprehje e vullnetit për t’u ndarë nga e kaluara, konkursi nuk është aspak i lehtë. Nuk ka më mik, rryshfet apo parti. Administrata ishte përdorur për ushtarët e partive”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se rritja e pagave është shpërblim për suksesin e reformave dhe pë rata që kanë punuar me këto reforma. “Ju jeni dëshmitarë se taksat nuk janë rritur, por janë ulur”, u shpreh Rama.

“Nëse do t’i kishim lënë njerëzit me lakun e taksës së sheshtë në fyt, do t’I kishim varfëruar. Do kishim zeruar fuqinë e tyre blerëse”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese