Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Moderatorja shqiptare: Nuk do të jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, dua të rri lakuriq në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb

Aulona Musta është një ndër gazetaret e cila flet pa filtra dhe thotë mendimin e saj ashtu si dhe shqiptarët thonë, “troç”. Shpesh herë mënyra e saj e drejtpërdrejtë është bërë temë debati mes ndjekësve të saj, madje ka pasur raste ku dhe këta të fundit kanë “shpërthyer” në ofendime ndaj moderatores, mirëpo ajo ka vijuar të bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi Aulona ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj në Instagram. Një nga pyetjet që i është bërë  ka qenë pikërisht për vjehrrin dhe vjehrrën, a do të jetonte ajo me ata në të njëjtin kulm.

 “Jo. Njësoj siç nuk do jetoja as me prindërit e mi. Unë dua të rri lakuriq në shtëpi! Të zihem e pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.

 Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pastroj shtëpinë, etj, etj Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift eshtë të jetojnë vetëm”, i është përgjigjur Aulona.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese