Moderatorja e njohur shqiptare, Ilda Bejleri, ndodhet në pritje të ëmbël për t’u bërë nënë për herë të parë.
Më herët bukuroshja e ekranit ka arritur ta mbajë të fshehtë dhe larg syrit të medies shtatzaninë.
Por së fundmi ka qenë vetë ajo e cila ka publikuar një foto me mikeshat e saj, ku mban veshur një fustan ngjyrë të kaltër, ndërsa nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.
Vetë Ilda duket e mjaft e lumtur dhe e buzëqeshur në krahë të mikeve të saj.