Hapësire reklamuese

Sporti

Moderatorja Beti Njuma jep edicionin e lajmeve me fanellën e Kombëtares (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Moderatorja Beti Njuma jep edicionin e lajmeve me fanellën e

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Beti Njuma nuk e ka fshehur entuziazmin për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Europianin e vitit 2024. Ajo është shfaqur në edicionin informativ të mbrëmjes në Ora News me fanellën kuqezi.

Pavarësisht protokollit zyrtar të veshjes, Beti i është bashkuar festës së miliona shqiptarëve anë e mbanë globit, duke u shfaqur në transmetim me fanellën e Kombëtares.

"Të nderuar teleshikues, mirëmbrëma dhe mirë se vini në edicionin qendror të lajmeve në Ora News. Siç e shihni dhe nga kjo pamje dhe atmosferë festive në studion tonë, Shqipëria ka arritur për herë të dytë të prekë ëndrrën europiane", u shpreh moderatorja ndër të tjera.

Historia është përsëritur dje në stadiumin “Zimbru” të kryeqytetit moldav Kishinau, ku kuqezinjtë kanë siguruar "pikën e artë" që i nevojitej për t'u kualifikuar në Berlin 2024, duke marrë kryesimin e Grupit E.

Më datë 20 Nëntor, Shqipëria do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe, në një ditë që pritet të shndërrohet në një ditë feste. Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm, pasi të drejtat e pamjeve i takojnë RTV Ora/ © Credits youtube.com/@rtvoranews1

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese