Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Moderatori hedh përtokë produktet serbe live në emisioni: Para se t'i bleni shkoni pak në Prekaz, kujtoni masakrat...(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i AAK’së Bekë Berisha ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin n’Kosovë Show.

Berisha ka kritikuar presidentin e Kosovës rreth dialogut me Serbinë dhe ideve rreth ndryshimit të kufijve.

Po në këtë emision i ftuar ishte edhe këngëtarja Arta Bajrami e cila tregoi të rejat në karrierën e saj.

Ndërsa në fund të emisioni moderatori bëri një fushatë kundër produkteve serbe.

"Lufta më e madhe e Kosovës është taksa ndaj Serbisë. Mos përdorni produkte serbe, ato janë prodhuar në një vend armik. Këtu kemi ca produkte serbe, duhet me i prek me dorë po skemi ca bëjmë. Para se të shkoni me i ble, shkoni pak në Prekaz. A ju kujtohen fëmijët që janë vrarë në familjen Jashari? A ju kujtohen masakrat....dhe na i blejmë 1.5 milion. Kemi më të mirë tonën", thotë ai dhe më pas produktet i hedh përtokë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll