Emisioni i gazetarit Ylli Rakipi ka nisur sot me një ndodhi të pazakontë, teksa ai është aknuar se punimet e firmës së biznesmenit Pëllumb Salillari i kanë perë fibrën optike televizioint Mcn.
“Për këtë arsye nuk jemi në transmetim në televizion”, tha moderatori i emisionit duke thumbuar firmën e Salillarit, për të cilën tha se ka disa vite që punon të të njëjtin vend sikur “po kryen ndonjë vepër të madhe”.
“Me thënë të drejtën mungon fibra optike dhe nuk kemi transmetim në emision, sepse KESH është në ofensivë të madhe për të rregulluar punën e një farë Salillari që është duke punuar poshtë nesh, ka disa vite që punon sikur do bëjë ndonjë vepër të madhe. Dhe tani prish edhe kabllot dhe fibrat optike të të tjerëve. Nuk ke kujt t’i thuash, nuk ke ku të ankohesh”, u shpreh Rakipi.


