Hapësire reklamuese

Politikë

Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi “ZBULON” kush e mori floririn në 1997: Pyesni...

Shkruar nga Newsbomb
Moderatorët e ngacmojnë për Ilirin, Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Fiks Fare”, ku mes humorit dhe sarkazmës foli edhe për çështjen e floririt, pasi u ngacmua nga moderatorët e emisionit.

Kryemadhi tha se duhet të pyesim Gardën e Republikës sepse sipas saj ata e morën dhe e dërguan gjëkundi në 1997. Lidhur me mandatet, ajo tha se në 25 prill do të marrë 40.

Pyetje: Ju kë doni, drejtësinë e re apo atë të vjetrën?

Kryemadhi: Unë nuk dua as drejtësinë e re as të vjetrën.

Pyetje: Po Basha kë do?

Kryemadhi: Pyete vetë.

Moderatori: Basha për ty ka thënë, kur e dëgjoj unë o zot si më vjen... (vendoset në sfond zëri i Bashës kur thoshtë në 2017 që “LSI është një organizatë kriminale)

Kryemadhi: E ka pas për Lefterin dhe Nasipin.

Pyetje: Iliri e ka zemrën flori, ti je vajzë flori, të ka dhënë ndonjë flori Ilir Meta?

Gazetari: Po lëre ç’e pyet ku ka lidhje Meta me floririn.

Kryemadhi: Duhet të pyesni Gardën e Repulkikës në 1997 se si e morën floririn.

Pyetje: Sa vota do marrim? Kafen e kam marrë e kam pirë vetë e kam kthyer vetë, po më duhesh ti të gjejmë sa mandate do marrim. Duket një 4 këtu...

Kryemadhi: Shtoi dhe një zero.

Moderatori: Po dhe një zero këtu.

Kryemadhi: Mos shiko filxhanë se do përfudnosh si Rama kokën në Stamboll dhe trupin në Surrel. Në 25 prill vota e shqiptarëve do të jetë jo një çizme, por një goditje e fortë për Ramën dhe liri për popullin shqiptar. Fjalët e mia këtu do jenë të tepërta për të bërë politikë, por i them të rinjve dhe të rejave që të dalin masivisht dhe të votojnë. Unë dua që ata të votojnë nr.6.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.