Modelja shqiptare Xhesika Berberi, e cila po zhvillon karrierën e saj në Amerikë, duket se ka mundësi të takojë edhe personazhë të famshëm atje.
Mes personazhëve që ka takuar, ka qënë edhe Selena Gomez, për të cilën thotë se është njeri shumë i mirë e shprehet mjaft e lumtur që e ka takuar.
“Selenën e kam takuar përmes një mikut tim të ngushtë. Kemi qenë tek shpia e saj dhe jemi takuar prapë. Ajo është njeri shumë i mirë, me shumë këmbë në tokë, nuk e njihte mendjemadhësinë, kishte një zemër shumë të madhe dhe jam shumë e lumtur që e kam takuar. Me Jennifer Lopez thjesht bëmë foto. Ishte shumë e bukur.”, - shprehet modelja Berberi për IN TV.