Disa specifika shumë të mëdha rreth modelit të ri të iPhone kanë mundur të dalin në media, ku sipas blogut “9to5Mac”, modeli i ri i telefonit iPhone do të quhet “iPhone 5se”.
“SE” qëndron për “Special Edition”, edicion special, që sipas reporterit Mark Gurman, do të ketë shumë pjesë të iPhone 6 dhe do jetë i ngjashëm me iPhone 5s, me një ekran 4-inç.
Në vend të kornizës metalike, smartfoni i ri i Apple do ketë ekran të lakuar, opsionin “Touch Force”, kamera 8 megapiksel dhe “Live Photos”.
Ndërsa spekulimet thonë se iPhone 5se do ketë ekran “OLED” dhe “Li-Fi”, teknologjia e re që është 100 herë më e shpejtë se “Wi-Fi”.