Hapësire reklamuese

Politikë

“Model frymëzimi”, Basha pa Berishën te Memoriali i Azem Hajdarit: Ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve për liri dhe demokraci

Shkruar nga Newsbomb
“Model frymëzimi”, Basha pa Berishën te Memoriali i Azem

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton liderin e Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, ndërsa sot bëhen 23 vite nga vrasja e tij.

Basha thotë se Hajdari frymëzoi shqiptarët për liri dhe demokraci, ndërsa vepra e tij është një model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Grida Duma, ndërsa kreu homazhe te Memoriali i Hajdarit. Por ajo që ra në sy këtë radhë ishte mungesa e ish kryeministrit Sali Berisha, pas përplasjes me Bashën për përjashtimin që ky i fundit i bëri nga grupi parlamentar i PD.

Shkrimi i plotë i Bashës:

Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari dhe mikun e bashkëluftëtarin e tij, Besim Çera.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.

Mirënjohja dhe krenaria për Azem Hajdarin na bashkon, sidomos kur fatet e demokracisë janë të pasigurta dhe perspektiva europiane e Shqipërisë kërcënohet nga regjimi i pakicës së korrupsionit dhe krimit.

Si demokratë ne mbajmë në zemrat tona kujtimin më të mirë për tribunin e pavdekshëm, që sot e përgjithmonë na nxit të qëndrojmë dhe të luftojmë të bashkuar deri në triumfin e lirisë dhe demokracisë.

I paharruar kujtimi i tij!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu