Nga Ergys Alushi
Marigo Posio, për të gjithë shqiptarët, njihet si gruaja që përgjatë gjithë natës qëndisi Flamurin e Pavarësisë, që u ngrit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës nga Ismail Qemali. Do të ishte i pakët ky profil për Marigo Posion. Sepse, karakteristika e saj mbetet e paplotësuar po të mos i jepet merita e madhe e publikimit të gazetës së parë për gruan shqiptare.
Në Vlorë, në 6 shkurt 1921, për komunitetin vlonjat të kohës, me mentalitet ende të prapambetur, dalja e një gazete për gruan ishte një risi. "Shpresa kombëtare” ishte titulli i gazetës që u publikua në 12 numra. Në faqet e saj zinte vend emancipimi i gruas shqiptare dhe roli që duhet të merrte në shoqëri.
“Lypset kujdesim për femëra’, “Ligje për të mbrojtur të drejtat e gruas’, “Vajza në familjen e saj”, ishin disa prej titujve në ballinën e kësaj gazete. Ndër të tjera, në shkrimet e gazetës jepeshin këshilla edhe për veshjen e vajzave e grave, të cilat duhet të ishin kombinime të thjeshta e të hijshme, të ndryshme veshjet për në shtëpi e jashtë saj.
Për herë të parë në Shqipëri, një gazetë jo vetëm femërore, por edhe një gazetë që guxonte e fliste për femrën.
Si figurë e vyer, gruaja la gjurmët e saj, fizionominë e saj, në momentet e lashtësisë, errësirën e mesjetës për të arritur në kohët për ta parë veten të skalitur bukur, të veshur e stolisur bukur, në punë e në jetë. Moda ndryshonte sipas kohëve. Në Tiranë kanë ardhur stilistë me famë botërore para Luftës, por pas asaj, Ndërmarrjet e Prodhimit të Veshjeve, ishin të vetmet institucione që sugjeronin sesi duhet të visheshin vajzat e gratë shqiptare.
Për më shumë, artikullin e plotë investigues e gjeni në revistën NEWSBOMB.al, në të gjitha pikat e shitjes së gazetave, që nga dita e sotme, 20 korrik, për një muaj, në çmimin 500 lekë.