Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Malit të Zi, reagon Abazoviç: Ata që filluan procedurën, nuk do të mbijetojnë politikisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar ditën e sotme lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi.

Gjatë një konference për mediat, Abazoviç, tha se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviq.

Gjithashtu kryeministri tha se në seancën e Kuvendit të Malit të Zi ku do të ketë votëbesim pqe Qeverinë do të kuptohet se kush është kundër dhe pro Marrëveshjes Themelore me Kishën  Ortodokse Serbe dhe se kushdo që “shtyp dritën jeshile do të thotë se duan ta kthejnë Malin e Zi dhe ta anulojnë atë akt”.

Qeveria e Dritan Abazoviç do të ketë ditë të vështirë pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodhokse Serbe. Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi dje në parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img