Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Mobilizimi i pjesshëm ushtarak, Finlanda kufizon kalimet kufitare nga Rusia

spot_img

Lajme të ngjashëm

Finlanda njoftoi se do të “kufizojë ndjeshëm” hyrjen e shtetasve rusë në këtë vend, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë.

Qeveria finlandeze tha përmes një deklarate më 23 shtator se ka vendosur që të kufizojë numrin e shtetasve rusë që do të lejohen të hyjnë në shtet.

Ky vendim u tha se ishte i nevojshëm, pasi fluksi i rusëve “ka shkaktuar dëme serioze në pozicionin ndërkombëtar të Finlandës”.

Në deklaratën e Qeverisë finlandeze nuk u dhanë detaje për masat e mundshme që do të merren për kufizimin e kalimeve kufitare apo se kur do të hyjë në fuqi ky vendim.

Reuters ka cituar një roje kufitare të Finlandës të ketë thënë se numri i rusëve që po tentojnë të hyjnë në këtë shtet duket se është dyfishuar më 23 shtator, krahasuar me një ditë më parë kur në Finlandë hynë 7.000 persona nga Rusia.

Finlanda është një prej pikave të pakta kyçe për rusët që të hyjnë në Evropë, pasi shumë shtete kanë mbyllur kufijtë tokësorë dhe ajrorë me Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.

Më shumë




spot_img








spot_img