Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në Elbasan

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend për shkak të plagëve të marra.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Njoftim i Policisë:

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Më shumë


spot_img









spot_img