Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit. Bëhet me dije se një mjet me drejtues shtetasin Berat Beçiri ka përplasur një këmbësor në afërsi të fshtit Ibë.
Mësohet se i plagosuri që ka ndërruar jetë në vend është 33-vjeçari Mevlan Shehu. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.