Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në afërsi të TEG-ut

Shkruar nga Newsbomb
Mjeti përplas për vdekje këmbësorin në afërsi

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkozë-TEG, Tiranë.

Bëhet me dije se  një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll