Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjeti përplas motorin, niset me urgjencë në spital 24-vjeçari nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb
Mjeti përplas motorin, niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Paraprakisht mësohet se një mjet ka përplasur një 24 vjeçar, i cili ka qenë duke lëvizur me motor.  

I plagosuri me inicialet M. V., 24 vjeç, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 20.05.2022, në afërsi të rrethit të Selitës, mjeti me drejtues shtetasin M. L., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. V., 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu