Hapësire reklamuese


Aktualitet

Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në Librazhd, bllokohet rruga

Shkruar nga Newsbomb
Mjeti i tonazhit të rëndë përmbyset në Librazhd,

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd. Burime për mediat bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë për një kohë të gjatë njëra korsi e segmentit e rrugës ka qenë e pakalueshme. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë shkuar efektivët e policisë të cilët janë duke punuar për të lehtësuar trafikun.

Kujtojmë se pak më herët, gjatë paradites së kësaj të hënë në këtë aks rrugor dy automjete u përplasën “kokë më kokë” duke mbetur kështu të plagosur 6 persona.

LEXO EDHE: Shpëtojnë mrekullisht 6 pasagjerët në Përrenjas, foristrada rrezikon të bjerë nga ura

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese