Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
2.1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

“Mjeshtër i Madh” për Hueyda El Saied, Presidenti Meta ja dorëzon Titullin djalit dhe bashkëshortit të artistes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta i ka akorduar Titullin “Mjeshtër i Madh” artistes së njohur Hueyda El Saied, e cila u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë që e mundonte prej vitesh. Titulli i lartë i është dorëzuar djalit dhe bashkëshortit të saj.

“Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry”, shkruan Meta ndër rreshta.

albsig

spring

Njoftimi i plotë i Presidentit të Republikës:

Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarën Hueyda El Saied.

Huejda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim. Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.

Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.

Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img