Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mjekuan autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, lirohen nga burgu 2 mjekët

Shkruar nga Newsbomb
Dy mjeket ne pranga

Lirohen nga burgu dy mjekët që operuan Eduart Lamajn, i cili është një nga të dyshuarit për atentatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.

Dy mjekët, Viktor Marku dhe Besim Lama u arrestuan 3 javë më parë pasi nuk njoftuan policinë dhe kryen operacionin në fshehtësi.

Më herët mjeku që operoi Eduart Lamajn, Viktor Marku është shprehur gjatë dëshmisë se e kishte gjetur pacientin në narkozë dhe se ishte i detyruar të ndërhynte menjëherë, pasi rrezikonte jetën.

‘Isha i detyruar të ndërhyja menjëherë në operacion, pasi ai rrezikonte të humbiste jetën. Nëse më vdiste në duar mbaja përgjegjësi’, është shprehur Marku.

Ndërsa mjeku tjetër Besim Lame ka thënë se nuk është i specializuar për ndërhyrje, por i kërkuan ndihmë dhe ai ndihmoi.

‘Unë jam endokronolog. Nuk jam i specializuar për ndërhyrje. Më kërkuan ndihmë, ku ta çonin për operacion, u sugjerova klinikën private në Qytet Studenti’, ka deklaruar Lame.

Ndërkaq, Gjykata e Apelit i la të lirë duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Megjithatë, mjekët kanë pohuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë për revokimin e masës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu