
Mjeku Arjan Mezini ka folur në emisionin “Open” për një problem që shqetëson pacientët e infektuar me COVID-19 që janë të shtruar në spitale.
Sipas tij, respiratorët bëjnë zhurmë që ngjan me një pistë avionësh dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që i çon pacientët drejt vetëflijimit.
“Në spitale është një zhurmë që ngjan si një pistë avionësh. Respiratorësh kanë edhe një zhurmë që të çmend, të çorienton. Kjo gjë dhe po i çmend pacientët dhe i bën të mendojnë gjithëçfarë gjërash e aktesh, siç kemi parë,”- tha Mezini në Open.