Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Mjeku Ulqinaku jep lajmin e mirë, ZBULON sa do të ulen shifrat e Covid në fund të marsit, Spahiu: Të distancohen të rinjtë, bëjnë ‘gjëmën’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

25a3d9f0bb5f2a2ad7b71f47d30890bb

Në studion e emisionit ‘Repolotix’, u diskutua për situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Doktor Ulqinaku u shpreh se tani, në këtë periudhë jemi në pikun e pandemisë që prej marsit të kaluar. Ai shtoi duke na dhënë shpresë, se në fund të marsit shifrat e infektimeve do të vijnë duke u ulur.

Ulqinaku: Në fillim të marsit shifrat nuk do e kalojnë më 1 mijë në ditë dhe në fund të marsit shifrat nuk do të kalojnë 600. Ndërsa numri i fatalitevete mund të kenë një rritje, për 2-3 javë. Unë gjykoj se jemi në pikun e pandemisë, në perisudhën më të vështirë, jemi në valën e tretë.

Ndërsa, mjekja Klodiana Spahiu u shpreh se pavarësisht se jemi në fushatë, nuk duhet të sillemi si të tillë. Mjekja bëri thirrje që njerëzit të ndërgjegjësohen, duke ruajtur distancën dhe mosgrumbullimin, pasi sipas saj, ka shumë të rinj pa sipmtoma që mund të bëjnë “gjëmën”.

Spahiu: Jemi në fushatë elektorale, por nuk duhet të sillemi sikur jemi në fushatë. Këto ditë ne nuk duhet të pushojmë në faktin e kujdesit e distancimit. Në këtë momënt është shtuar dhe numri i testeve, janë hapur spitalet, por ne nuk duhet të mbajëm shpresë tek shtretërit. Plot tqë rinj nuk kanë simptoma dhe afrohen me nje grumbull njerëzish dhe bëjnë dëmin e madh.

Më shumë

spot_img
spot_img